80 qytetarë të prekur nga tërmeti në Shqipëri janë strehuar në Malishevë

 

 

Komuna e Malishevës ka njoftuar se bashkë me organizatat joqeveritare, në vazhdimësi po ju dalin në ndihmë personave të prekur nga tërmeti në Shqipëri.

“Të zhvendosurit në komunën e Malishevës, po i ndihmojmë me pako ushqimore dhe higjienike, me qëllim që të kenë kushte normale të jetesës, gjatë qëndrimit të tyre”, thuhet në njoftim të komunës.

Në këtë komunë në mënyrë të rregullt po mbahet edhe evidenca e të zhvendosurve, e që aktualisht sipas të dhënave janë duke qëndruar mbi 80 persona të ardhur nga Shqipëria, përkatësisht nga zona e Durrësit.

“Kujdesi për të zhvendosurit do të jetë i jetë i vazhdueshëm, për aq kohë sa ata qëndrojnë në territorin e komunës së Malishevës”, thuhet në njoftim.