8 të vdekur dhe 196 persona të infektuar me COVID-19 në Maqedoninë e Veriut

Ministria e shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut raportoi se në 24 orët e fundit janë regjistruar 196-të raste të reja me virusin korona nga 1,213 testime sa janë realizuar, transmeton Portalb.mk. MSH-ja njoftoi se kanë ndërruar jetë 8 pacientë të infektuar me virusin korona.

Katër pacientë që ndërruan jetën janë nga Shkupi, një nga Struga, një nga Ohri, një nga Gostivari dhe një nga Reseni.

MSH-ja regjistroi edhe 11 pacientë të shëruar.

Qytetet prej nga vijnë rastet e reja:

Shkup – 90

Kumanovë – 17

Shtip – 5

Prilep – 1

Tetovë – 45

Strugë – 8

Veles – 1

Manastir – 4

Ohër – 11

Gostivar – 8

Kriva Palankë – 1

Pehçev – 2

Sveti Nikollë -1

Resen -2//portalb.mk