54 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri

Gjatë 24 orëve të fundit në Shqipëri janë regjistruar 54 raste të reja me COVID-19 nga 1.442 testime të bëra.

Sipas njoftimit nga Ministria e Shëndetësisë, aktualisht në spitalin COVID-19  po marrin trajtim 9 pacientë, ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje..

Sot janë shëruar 19 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 270,869.

Në të gjithë vendin janë 426 raste aktive me coronavirus./ Top Channel