COVID-19, LAJM I FUNDIT
5 të vdekur nga COVID-19 në 24 orët e fundit
Ministria e Shëndetësisë ka publikuar ka publikuar rezultatet e 489 mostrave të testuara për COVID-19.
Në 24 orët e fundit 5 persona kanë vdekur nga COVID-19 duke e çuar numrin total në 135.
Nga mostrat e testuara, 157 persona kanë rezultuar të shëruar dhe 118 të tjerë të infektuar me COVID-19.
Rastet pozitive janë nga: Komuna e Prishtinës 48 raste, komuna e Ferizajt 11 raste, Komuna e Fushë Kosovës 9 raste, Komuna e Drenasit 7 raste, Komuna e Pejës 7 raste, Komuna e Mitrovicës 6 raste, Komuna e Prizrenit 4 raste, Komuna e Gjilanit 4 raste, Komuna e Gjakovës 3 raste, Komuna e Podujevës 3 raste, Komuna e Vitisë 3 raste, nga 2 raste komunat: Kaçanik, Skenderaj dhe Vushtrri dhe me nga 1 rast komunat: Han i Elezit, Kamenicë, Klinë, Kllokot, Lipjan, Obiliq dhe Suharekë.