Foto nga video e CNN

44 persona lëndohen nga vala artificiale në një park ujor kinez (VIDEO)

Një park ujor kinez ka mbyllur “pishinën e tsunami” pasi një mosfunksionim i saj krijoi një valë masive artificiale që dëmtoi dhjetëra notarë, raporton CNN.

Videon e këtij incidenti mund ta shihni KËTU.

Pamjet e shpërndara në rrjetin social kinez ‘Weibo’ tregojnë një pishinë plot me njerëz dhe momentet kur notarët janë përfshirë nga vala gjigande në Parkun ujor, Yulong Shuiyun, në qytetin Longjing, afër kufirit me Korenë e Veriut.

Gjithsej 44 persona u plagosën, sipas një deklarate nga zyrtarët e Longjing të mërkurën.

Disa agjenci lokale, përfshirë Departamentin e urgjencës së qytetit, Departamentin e kulturës dhe turizmit dhe rregullatorët e tregut, kanë nisur një hetim të përbashkët për incidentin.

Gjetjet tregojnë se shkak i këtij incidenti ishte dëmtimi në kabinetin e shpërndarjes së energjisë në dhomën e kontrollit të makinës që shkakton valë.

Aty mohohen pretendimet në internet se aksidenti ishte shkaktuar nga “një njeri i dehur”.