Lajm i Fundit, Coronavirus

258 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit nga 810 testime janë konfirmuar 258 raste pozitive me virusin COVID-19, duke bërë kështu që numri i rasteve aktive të arrijë në 1602 persona të prekur me këtë virus.

Sipas ministrisë, në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes prej këtij virusi gjersa 177 persona janë shëruar.

Tutje, MSH ka bërë të ditur se gjatë kësaj kohe janë vaksinuar 65 qytetarë.