230 studentë mitrovicas nënshkruajnë kontratat për bursat 2023/24

Komuna e Mitrovicës së Jugut ka ftuar 230 studentët për nënshkrimin e kontratave të cilëve u ka  ofruar bursa.

Ceremonia po mbahet në Nniversitetin “Isa Boletini” me datë 04.06.2024.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza ka premtuar se në vitin 2025 do të shpërndahen 280 bursa.

“Ju jeni e tashmja dhe e ardhmja e vendit tonë. Jam i bindur, investimi më i mirë, më i drejtë është investimi në kapacitete njerëzore. Jam shumë i lumtur që sot jemi në një ceremoni për nënshktrmin e kontratave për bursat 2023/2024. Në vitin 2025 e keni premtim publik se do të jetë propozimi me 280 bursa. Ju jeni pasuria e madhe e vendit”- ka thënë Hamza.

E drejtori i Administratës, Gëzim Stavileci thotë se kjo meritë u takon studentëve.

“Sot jemi mbledhë për shpëndarjen e bursave në komunën e Mitrovicës. 60% e rritjes së bursave është përkushtim për të rinjtë tanë. E kjo nuk do të ishte e mundur pa mbështetjen e kryëtarit, Bedri hamza i cili ka mbështetur studentët të dalluar të qytetit të Mitrovicës. Bashkë do të ndërtojmë një të ardhme të ndritshme”- ka thënë Stavileci.

Ndryshe, në vitin 2021 Komuna e Mitrovicës së Jugut ka shpërndarë 50 bursa, në vitin 2022 – 75 bursa, 180 bursa në vitin 2023 dhe 230 bursa në vitin 2024.

Kryetari i Komunës së Mitrovicës së Jugut, Bedri Hamza, ka njoftuar më datë 06.02.2024 se ka përfunduar procesi i përzgjedhjes së 230 studentëve që do të marrin bursë nga Komuna për vitin akademik 2023/2024.