20 të vdekur dhe 932 raste të reja më COVID-19

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve, 20 qytetar të prekur me COVID-19 kanë vdekur.

Ndërsa, nga 7,384 testime, 932 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Në total numri i rasteve aktive është 26,525.

Për shkak të rënies së numrit të vaksinimeve, Ministria nuk ka bërë publike të dhënat ditore për dozat e administruara.

Gjatë ditës së djeshme në Kosovë u shënua rekord i vdekjeve me COVID-19 ku u regjistruan 36 raste.

Ndërsa që nga fillimi i pandemisë në Kosovë kanë vdekur 2,457 persona me COVID-19.