Ilustrim

2 të vdekur e 117 të infektuar nga COVID-19 në 24 orët e fundit në Shqipëri

Dy qytetarë kanë vdekur në Shqipëri në 24 orët e fundit nga COVID-19. Viktimat janë një 70 vjeçare nga Tirana dhe një 66 vjeçar nga Shkodra.

Kështu bëri të ditur dr. Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik në një konferencë për media.

Sipas Tominit, situata në Spitalin Infektiv vazhdon të jetë e rëndëuar. Aty janë 85 pacientë të hospitalizuar. Prej tyre 10 janë në terapi intensive, 4 janë raste të rënda të intubuar.

Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Virologjisë të Institutit të Shëndetit Publik janë kryer 585 testime për COVID-19, dhe 117 raste kanë rezultuar pozitivë: 41 në Tiranë, nga 9 raste në Shkodrë, Kavajë, 7 në Korçë, 6 raste Pukë-Lezhë,  5 në Durrës-Kurbin, nga 4 në Krujë, Mirditë, Tropojë, 3 në Fier, 2 në Kolonjë, Lushnje e Mat, nga 1 rast në Memalijaj, Ura Vajgurore, Pogradec, Kamëz, Berat dhe Elbasan.

Po ashtu, në 24 orët e fundit janë shëruar 68 qytetarë, duke çuar në 2.014 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u bën thirrje qytetarëve të respektojnë masat e mbrojtjes nga COVID-19.