Ilustrim

17-vjeçari arrestohet nën dyshimin se ka vjedhur para dhe pije alkoolike në dy kafiteri në Kaçanik

Një 17-vjeçar është arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimin se ka kryer veprën penale vjedhje e rëndë në dy kafiteri në qytetin e Kaçanikut.

Ai dyshohet se ka vjedhur një shumë të parave dhe disa shishe me pije alkoolike.

Policia ka njoftuar se për ngjarjen janë informuar më 18 janar 2023 kur Policia kishte pranuar një informacion se në rrugën ” Ismajl Raka” në Kaçanik ishin kryer dy vjedhje në dy kafiteritë e qytetit nga persona të panjohur.

I dyshuari I.R., 17 vjeçar është arrestuar sot rreth orës 11:00 dhe pas intervistimit ka pranuar fajësinë, ka njoftuar Policia.

“I dyshuari është shoqëruar në stacionin e policisë në Kaçanik dhe pas intervistimit nga policët hetues, në prani të avokatit të caktuar sipas detyrës zyrtare ka pranuar se i vetëm i ka kryer këto vjedhje”- thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se me vendim të prokurorit të rastit është dërguar në mbajtje  për 24 orë, për procedura të mëtejme hetimore.