13 viktima nga COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2 mijë e 691 testime, nga të cilat janë regjistruar 53 raste të reja me COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit po ashtu janë regjistruar 111 pacientë të shëruar dhe 13 të vdekur.

Që nga fillimi i pandemisë në Maqedoni me COVID-19 janë diagnostikuar gjithsej 155,169 pacientë, ndërsa prej tyre 147,301 janë shëruar dhe 5,369 kanë humbur jetën.

Momentalisht numri i rasteve aktive në Maqedoni është 2,499./RTV 21