COVID-19 Ilustrim: Naser Fejza

1,266 raste pozitive në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 1 mijë e 266 persona nga 3 mijë e 609 persona të testuar.

Ministria po ashtu ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shëruar 1 mijë e 606 persona.

Ndërsa në 24 orët e fundit nuk është shënuar asnjë vdekje me COVID-19.

Rastet e COVID-19 me 5 gusht 2022  |  Burimi: Ministria e Shëndetësisë