COVID-19, LAJM I FUNDIT

107 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë shënuar 107 raste të reja me COVID-19 dhe nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Rastet pozitive kanë rezultuar nga 5 mijë e 561 testimeve të bëra nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

Sipas njoftimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 2.639 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.679.639 doza të vaksinës.

Deri më sot 785.291 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Gjithashtu, sot janë shëruar 4 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.082.

Ndërsa në total numri i rasteve aktive është 740.