Ilustrim

10 raste të dhunës në familje në 24-orët e fundit

Sipas raportit policor në 24-orshin e fundit, janë raportuar dhjetë raste të dhunës në familje në gjithë Kosovën.

Rastet e raportuara janë nga komunat e Fushë Kosovës, Prishtinës, Lipjanit, Prizrenit dhe Istogut.

Në komunën e Prizrenit janë raportuar tre raste. Në dy raste bashkëshortët kane ushtruar dhunë në familjen e tyre duke sulmuar bashkëshortet e tyre. Te gjitha palët janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.

Ndërsa në një rast tjetër, bashkëshortja ka sulmuar burrin e saj duke i shkaktuar lëndime trupore , viktima është dërguar në spital për tretman mjekësor.

Dy raste të tjera të dhunës familjare vijnë nga Istogu. Në njërin rast vëllai ka sulmuar vëllanë e tij duke i shkaktuar lëndime trupore, ndërsa në rastin tjetër i dyshuari është arrestuar pasi që i njëjti vazhdimisht ka ushtruar dhunë psiqike ndaj bashkëshortes së tij,të dyshuarit janë dërguar në mbajte pas intervistimit.

Po ashtu edhe dy raste të tjera janë raportuar nga Komuna e Prishtinës. Ne të dy rastet është raportuar për sulm ndaj bashkëshorteve dhe ish bashkëshortëve.

Ndërsa në Komunat e Fushë Kosovës dhe Lipjanit janë të raportuara po ashtu raste të dhunës familjare.

Në fushë Kosovë është arrestuar një person ndërsa në Lipjan raportohet për ushtrimin e dhunës fizike dhe psiqike të një personi ndaj bashkëshortes së tij dhe vajzës.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajte.