Shokohen mjekët, largojnë afro 2 mijë gurë nga stomaku i një gruaje

Mjekët në Tajlandë u tronditën kur gjetën pothuajse 2 mijë gurë në tëmth në stomakun e një gruaje që ankohej për dhimbje. 60 vjeçarja kërkoi ndihmë në fillim të këtij muaji.

Ajo kishte kapsllëk dhe kishte një ndjenjë ngushtimi në bark. Mjekët në Nong Khai bënë një skanim dhe gjetën mijëra gurë në tëmthin e saj.

Mjekët nuk ishin të sigurt saktësisht se sa ishin brenda stomakut të gruas derisa i larguan. Pas procedurës 40-minutëshe, ata numëruan gurët. Ekipi pretendoi se kishte hequr 1.898 copë, të gjitha ishin me madhësi të ndryshme.

Megjithatë kjo nuk është një sasi e rekordit botëror. Në 1987, kirurgët në Sussex hoqën 23.530 gurë në tëmth nga stomaku i një gruaje 85-vjeçare.

Mjekët në Spitalin Thabo Crown Prince operuan 60-vjeçaren dje, sipas raporteve lokale. Ata përdorën një laparoskop, një tub të gjatë dhe të hollë me një aparat fotografik të vogël për të parë brenda stomakut të saj dhe për të gjetur gurët e tëmthit.

Wattana Pareesri, drejtoresha e spitalit, pohoi se ata nuk kishin parë kurrë një numër kaq të madh gurësh në tëmth më parë.

Gurët e tëmthit janë gunga që formohen në fshikëz e tëmthit. Ato mund të ngjajnë me kokrra të rërës ose guralecëve.