Ilustrim

Bomba e Luftës së II Botërore gjendet në dërgesën e patateve

 

Granata u zbulua në një fabrikë në qarkun Sai Kung, të shtunën në mëngjes, ndërsa besohet se është gërmuar rastësisht bashkë me patatet në një fushë në Francë.

Një granatë dore që daton nga periudha e Luftës së Parë Botërore, është zbuluar në një dërgesë patatesh nga Franca në Hong Kong.

Siç bën të ditur BBC, granata e gjerë tetë centimetra, fatmirësisht nuk u aktivizua.

Granata u zbulua në një fabrikë në qarkun Sai Kung, të shtunën në mëngjes, pas çka në vendin e ngjarjes kanë mbërritur kompetentët të cilët kanë bërë çaktivizimin e saj.

Besohet se granata është gërmuar rastësisht bashkë me patatet e mbjellura në një fushë në Francë.

“Ka të ngjarë që granata është harruar nga ushtarët ose të ketë mbetur atje pasi u hodh nga ushtarët”, tha për “South China Morning Post”, Dave Macri, historian ushtarak.

Vitin e kaluar, mijëra njerëz u evakuan nga një zonë në Hong Kong, ku u gjet një bombë e Luftës së Dytë Botërore.