Pamje nga ekspozita ‘Whatever Happens, We Will Be Prepared’. Foto: KALLXO.com

Veprat e Alban Mujës ekspozohen në Galerinë Kombëtare

Alban Muja ka hapur sonte në Galerinë Kombëtare të Kosovës ekspozitën personale “Whatever Happens, We Will Be Prepared” (Çfarëdo që ndodh, ne do të jemi të gatshëm).

Video instalacione, fotografi, skulptura e piktura të ekspozuara e të realizuara nga Muja në periudha të ndryshme prekin tema që shoqëria kosovare ka kaluar në dekadat e fundit.

Pjesë e kësaj ekspozite është edhe projekti “Family Album” (Albumi familjar) me të cilin Muja përfaqësoi Kosovën në Bienalen e Artit në Venedik të Italisë më 2019.

Pamje nga ekspozita ‘Whatever Happens, We Will Be Prepared’. Foto: KALLXO.com

Pasoja që la lufta, procesi i formësimit të identitetit kosovar, mbindërtimet që lulëzuan pas lufte, uzurpimi i hapësirave publike, janë tematikat që trajtojnë veprat e ekspozuara.

Maria Isserlis, kuratore e kësaj ekspozite, ka potencuar se ekspozita e Mujës është një udhëtim përmes rrëfimeve shumë shtresore në të cilat vizitori ftohet të zbulojë një sërë pozicionesh sociale e gjeopolitike si dhe procese të shumta që formojnë identitete të ndryshme personale, kombëtare e shoqërore.

“Për të eksploruar këto tema, Muja përdor një sërë mediumesh duke përfshirë filmin, fotografinë, pikturën, vizatimin dhe skulpturën”, ka shkruar kuratorja Isserlis në katalogun e ekspozitës.

Ekspozita “Whatever Happens, We Will Be Prepared” do të jetë e hapur deri më 2.11.2021.