Shkolla ‘Emin Duraku’. Foto: QRTK-Prizren.

Tri monumente nga Prizreni futen në listën e mbrojtjes së përkohshme

Tri asete të Trashëgimisë Kulturore të Prizrenit janë futur në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme.

Qendra Rajonale e Kulturore në Prizren ka bërë të ditur se Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka miratuar propozimet saj që tri asete të trashëgimisë arkitektonike të përfshihen në regjistrin e trashëgimisë për mbrojtje të përkohshme.

“Asetet të cilat janë përfshirë këtë vit në Listën e Trashëgimisë Kulturore për mbrojtje të përkohshme nga rajoni i Prizrenit janë:  Shtëpia e familjes ‘Luboteni’ në Prizren, mulliri i familjes ‘Isak Vuçiterrna’ në Rahovec, si dhe ish-shkolla ‘Emin Duraku’ apo sot gjimnazi ‘Remzi Ademaj’”, thuhet në njoftimin e QRTK në Prizren.

Kompleks banimi i familjes Luboteni, Prizren. Foto: QRTK-Prizren.
Mulliri i familjes Vuciterna, Rahovec. Foto: QRTK-Prizren.
Shkolla ‘Emin Duraku’. Foto: QRTK-Prizren.