Tri ekspozita hapen javën e ardhshme në Galerinë Kombëtare

Të hënë, më tetë nëntor 2021, duke filluar nga ora 19:00, në GKK hapet ekspozita “The Great Smog of 2021” (Smogu i madh i vitit 2021).

Ekspozita përfaqëson iterimin kosovarë të ekologjitë e së ardhmes, një program nga “Ne jemi këtu: Imazhe lëvizëse të artistëve” nga Koleksioni i Këshillit Britanik dhe LUX.

Në këtë ekspozitë prezantohet 7 krijues, ndërsa do të qëndrojë e hapur deri më 8 dhjetor 2021.

Ekspozita e dytë e javës së ardhshme, “Arti gjatë pandemisë: Bazuar në ngjarje të vërtetë” hapet të mërkurën (10.11.2021) në ora 19:00.

Nëntë artist do të prezantojnë krijimet e tyre të krijuar gjatë pandemisë. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 10.12.2021.

Ndërsa, ekspozita e tretë që hapet javën e ardhshme, është ekspozitë personale “Reflection” e krijuesit Zharko Basheski. Kjo hapet më 12.11.2021 po në ora 19:00.

Ekspozita “Reflection” realizohet në mes dy institucioneve kombëtare, Galerisë Kombëtare të Kosovës dhe Galerisë Kombëtare të Maqedonisë së Veriut, ndërsa publiku do të ketë rast të shohë një seri skulpturash hiperrealistike. Kjo ekspozetë do të qëndrojë e hapur deri më 12.12.2021.