Foto: KALLXO.com.

Transformimi i ish-Fabrikës së Tullave nga ‘Manifesta14’ (VIDEO)

Bienalja “Manifesta14” e ka transformuar ish-Fabrikën e Tullave në Prishtinë. Nga një vend i braktisur, objekti është shndërruar në një hapësirë artistike.

Për afër 100 ditë janë bërë ndërhyrje të ndryshme artistike urbane.

Po ashtu janë mbajtur laboratorë e punëtori artistike urbane, sesione për punë tradicionale nga dheu e mësime për murale nga qeramika.

“Në [të punuarit në] atë që na bashkon, një laborator 100 ditor për mësim eko-urban dhe ndërtimtari, Raumlabor Berlin ndërlidh historitë që rizbulohen në hapësirën e ish-Fabrikës së Tullave mes sfidave bashkëkohore si ndotja, ruajtja, ekonomitë qarkore dhe rigjenerative, ndërtimtarinë e qëndrueshme, lëvizshmërinë dhe kujdesin klimaterik”- thuhet në konceptin kuratorial.

Ndërsa, një pishinë “freskoi” hapësirën gjatë ditëve të nxehta të verës.

Edhe pas “Manifesta14”, Tullëtorja do të mbetet hapësirë për artistët dhe përmes saj synohet gjallërimi i skenës kulturore në vend.

Bienalja “Manifesta 14” ka mbledhur në Prishtinë mbi 100 artistë nga 30 vende të botës.

Vepra dhe instalacione janë vendosur në 25 lokacione të ndryshme.

Bienalja “Manifesta14” mbyllet më 30 tetor 2022.

Foto: KALLXO.com.
Foto: KALLXO.com.
Foto: KALLXO.com.