Teatri "Adriana" në Ferizaj në përgatitje të shfaqjes “Mblesëri në Malësi”

Teatri “Adriana Abdullahu” (Adriana) i Qyteti të Ferizajt ka nisur përgatitjen e premierës së radhës.

Përmes një njoftimi në Facebook, menaxhmenti i Teatrit “Adriana” ka bërë të ditur se trupa artistike e këtij teatri ka nisur provat për realizimin e premierës, “Mblesëri në Malësi”.

Regjinë e kësaj shfaqje do ta bëjë Ekrem Sopi.

Shfaqja “Mblesëri në Malësi”, sipas njoftimit, mëton të sjell në skenë një ndërthurje komplekse të dy dramave të dy autorëve të jashtëzakonshëm të dramaturgjisë botërore; “Mblesëri në Malësi” – A.P.Chekhov dhe ‘Sonte luajmë pa tekst’ – Luigi Pirandelo

“‘Mblesëria’ si dramë, përkatësisht komedi sjell përplasje shumë të veçanta brenda familjes dhe brenda një kulturë shumë unike ruse, pastaj si një strukturë e dinamizuar me plotë batuta e situata komike që për nga natyra etno-kulturore duket se po ndodh diku në viset e malësisë shqiptare, ndodh si një making-of i një filmi që për shtrat zhvillimi ka tekstin ‘Sonte luajmë pa tekst’ të Pirandellos”, thuhet në njoftimin e Teatrit “Adriana”.


Pamje nga provat për shfaqjen, ‘Mblesëri në Malësi’. Foto: Facebook/Teatri ‘Adriana’