Komedia ‘Vrapo pas gruas tënde’ shfaqet sot në Teatrin e Gjilanit

 Teatri i Gjilanit shfaq sot në mbrëmje, në ora 20: 00, reprizën e  komedisë ‘Vrapo pas gruas tande” me tekst të Ray Cooney e regji të Ekrem Sopit.

Një taksist londinez menaxhon në mënyrë perfekte dy martesa super sekrete të tij, me dy gra të ndryshme, pa e kuptuar ato për njëra – tjetrën, derisa një akt heroizmi i këtij “bigamisti” kërcnon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.

Në shfaqje luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi