Teatri i Gjilanit

Shfaqja ‘Vrapo pas gruas tënde’ jepet të premten premierë në Teatrin e Gjilanit

Këtë të premte, më 29 mars 2019, Teatri i Qytetit te Gjilanit do të shfaqë premierën e komedisë “Vrapo pas gruas tënde” me tekst të  Ray Cooney dhe regji të Ekrem Sopit.

Shfaqja jepet duke filluar nga ora 20:00, ndërsa  sjellë historinë e një taksisi londinez të martuar me dy gra në  të njëjtën kohë, të cilët nuk dinë për njëra – tjetrën.

Megjithatë një akt heroizmi i këtij taksistit kërcënon të nxjerrë në pah fluskat e së vërtetës.

Shfaqja do të ketë një reprizë një natë më vonë, më 30 mars 219, me fillim në ora 20:00.

Luajnë: Njomëza Kalaveshi, Gani Rrahmani, Tringa A. Hasani, Alban Shahiqi, Ernest Zymberi, Gëzim Bucolli dhe Naser Zymberi