Skenderaj, anulohet festivali ‘Rapsodia shqiptare’

Komuna e Skenderajt ka anuluar ceremoninë e hapjes së Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar, “Rapsodia shqiptare”, planifikuar të hapet sot në ora 16:00.

Këshilli Organizativ i Festivalit “Rapsodia shqiptare”, përmes një njoftimi në Facebook ka bërë të ditur anulimin e ceremonisë së hapjes së edicionit të 15-të të Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar, “Rapsodia shqiptare”.

“Me rastin e tërmetit të madh që ndodhi sot në orët e hershme të mëngjesit në Shqipëri, anulohet hapja e Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar ‘Rapsodia shqiptare’. Për datat e mbajtjes së festivalit ju njoftojmë në ndërkohë. Shprehim solidaritet të plotë me viktimat e tërmetit dhe shprehim ngushëllimet tona të sinqerta”, thuhet në njoftimin e Komunës së Skenderajt në Facebook.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit Folklorik Gjithëkombëtar “Rapsodia shqiptare” që organizohet nga Komuna e Skenderajt është planifikuat të mbahet më  26, 27 dhe 28 nëntor 2019.