Publikohet programi i Festivalit ‘Artmania’

Nga data 24 deri më 28 nëntor 2021 në Teatrin e Qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë, organizohet edicioni i parë i Festivalit shumëdimensional, “Artmania”.

Gjatë këtij festivali do të jepen 5 shfaqje teatrale nga Kosva, Shqipëria e Maqedonia e Veriut.

Festivali do të mbahet në Teatrin e Qytetit të  Gjakovës, “Hadi Shehu”.

Edi Kastrati, drejtor i Festivalit ‘Artmania’ ka thënë për KALLXO.com se gjatë këtij festivali, përveç shfaqjeve teatrale do të ketë edhe aktivitete tjera si ekspozita e stand up comedy.

“Do të jenë 5 shfaqje teatrale dhe festivali është garues. Do të ndahet 3 çmime, me mundësi që të përcillen edhe me një kundërvlerë monetare”, ka thënë drejtori Kastrati.

Festival shumëdimensional “Artmania” është inicuar nga një grup artistësh bazuar në vlerat artistike, trashëgiminë kulturore të qytetit të Gjakovës, angazhimit qytetar dhe mbi të gjitha vullnetit pozitiv për të prezantuar një fushë që përfaqëson dhe zhvillon artin në Gjakovë.

Programi i shfaqjeve: