Prizren, nesër promovohet libri ‘Shtëpi prej kartoni’

Romani “Shtëpi prej kartoni” i Roland Spahiut promovohet nesër, më 15 shkurt 2020, në librarinë “Altera” në Prizren.

Promovimi i këtij romani do të bëhet nga ora 18:00.

Ky eveniment do të realizohet me pjesëmarrjen e studiuesve të kritikës letrare nga Tirana, Prishtina e Prizreni.

Romani “Shtëpi prej kartoni” është botuar nga Botimet “Altera” dhe është libri pestë i Roland Spahiut.