Prezantimi i punës së MKRS-së për 2020. Foto: Kallxo.com

Ministria e Kulturës prezantoi punën gjatë vitit 2020

Duke sfiduar rrezikun nga COVID-19 dhe vendimin e qeverisë për kufizime rreth grumbullimit në hapësira të mbyllura, Ministria e Kulturës Rinisë dhe Sportit ka prezantuar sot në mbrëmje rezultatet e punës së saj gjatë 2020-ës.

Prezantimin e punës për këtë viti, MKRS e bëri në Hollin e Bibliotekës Kombëtare të Kosovës, “Pjetër Bogdani” në prani të zyrtarëve të lartë të MKRS dhe drejtuesve të institucioneve kulturore e sportive.

Gjatë një ekspozeu të shkurtër, ministrja e MKRS-së, Vlora Dumoshi ka thënë se 2020-ta ka qenë një vit sfidues, por MKRS ka arritur të zbatojë programin e saj qeverisës të paraparë për këtë viti.

Me kërkesën e ministres të pranishmit kanë nderuar me një minutë duartrokitje gjithë personalitetet e kulturës, trashëgimisë e sportit që vdiqën gjatë këtij viti.

Ndërkaq, punë e saj për këtë viti MKRS e prezantoi përmes një videoje disa minutëshe.

Pas prezantimit të videos, ministrja Dumsohi ka thënë se përveç të arriturave gjatë këtij viti ministria është përballur edhe me shumë sfida.

“Kemi disa projekte të cilat nuk kanë mundur të ecin si duhet, por shpresoj që vitin e ardhshme ato të shtyhen. Lajm i mirë se institucionet e kulturës janë bërë me Kode buxhetor dhe në 2021 do të kenë pavarësinë e plotë”, ka thënë ministrja Dumoshi.

Në fund të pranishmit u ftuan në një koktej rast të shtruar nga MKRS-ja.

Prezantimi i punës së MKRS-së për 2020. Foto: Kallxo.com
Prezantimi i punës së MKRS-së për 2020. Foto: Kallxo.com