Aktori Mentor Zymberaj merr çmim në Maqedoni të Veriut

Aktori Mentor Zymberaj ka marrë çmimin prestigjioz  Grand Prix “Jacques Lacarier për Inovacion dhe Eksperimentim”, i cili ndahet në kuadër të Festivali Ndërkombëtar të Teatrit “Aktori i Evropës”.

Këtë çmim Zymberaj e mori me shfaqjen “Ëndrrat e Hamletit”.

“’Çmimi Grand Prix ‘Jacques Lacarier për Inovacion dhe Eksperimentim’ i jepet aktorit dhe regjisorit Mentor Zymberaj për shfaqjen ‘Ëndërrat e Hamletit’ nga Nina Mazur, bazuar në tragjedinë e William Shakespeare, ‘Hamlet, Princi i Danimarkës’”, thuhet në njoftimin e festivali, për ndarjen e çmimeve.

Shfaqja ‘Ëndrrat e Hamletit’ është prodhimi i shtëpisë teatrore dhe filmike “ACT” dhe “ITI Center” në Prishtinë.

Edicioni i 19-të i Festivalit Ndërkombëtar të Teatrit “Aktori i Evropës” është mbajtur në Prespë të Maqedonisë së Veriut nga 6 deri më 11 korrik 2021.