Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Jepet premiera e baletit ‘Sisters’ 

Baleti Kombëtar i Kosovës ka shfaqur sot në orët e pasdites premierën e shfaqjes “Sisters” (Motrat), me koreografi të Mehmet Balkan. 

E ndërthurur mes klasikes dhe modernes e krijuar nga Balkan enkas për Baletin Kombëtar, shfaqja “Sisters” sjell rrëfimin e dy motrave të cilat dashurojnë njeriun e njëjtë. 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Për afro një orë publiku pati rast të shikojë një shfaqje ku xhelozia dhe intrigat mes protagonisteve krijuan situata dramatike, duke bërë që publiku të mos kursejë duartrokitjet në fund të shfaqjes. 

Shfaqja ‘Sisters’ është premiera e dytë e realizuara nga Baleti për 2020 dhe i është kushtuar ish- balerinit dhe drejtorit të këtij institucioni, Ahmet Brahimja, i cili vdiq në maj të këtij viti. 

Për shkak të masave anti-COVID-19, shfaqja është dhënë para një numri të kufizuar të publikut. 

Repriza e shfaqjes do të jepet nesër (e premte) në ora 16:00. 

Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com
Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com