Hapet ekspozita virtuale - ‘Artistët në karantinë’

Shtëpia e Evropës në Kosovës (Europe House Kosovo) dhe Galeria Kombëtare e Kosovës, kanë hapur sot ekspozitën virtuale, “Artistët në Karantinë”.

Ekspozita shpaloste në formatin digjitale 360, (shëtitje virtuale – fotografi panoramike interactive 360º) dhe është kuruar nga Engjëll Berisha.

Në këtë ekspozitë prezantohen veprat e gjashtë artistëve: Artan Hajrullahu, Arbnor Karaliti, Brilant Milazimi, Driton Selmani, Edona Kryeziu, Lorik Sylejmani, të punuara gjatë kohës së pandemisë.

“Në këtë ekspozitë prezantohen vepra të cilat janë punuar nga artistët gjatë karantinës. Kjo ekspozitë reflekton mbi gjendjen sociale të një shoqërie në situatë pandemie. Krejt kjo është eksperiencë e re për të gjithë: ndryshimi i normave sociale dhe i ritmit ditor të secilit prej nesh”, thuhet në njoftimin e GKK-së.