Dalin statistikat e aktiviteteve kulturore për vitin 2018

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar raportin e aktiviteteve kulturore gjatë 2018 të zhvilluara në institucionet kulturore në vend.

Teatri Kombëtar i Kosovës dhe Kinemaja Cineplexx dalin të jenë dy prej institucioneve më të suksesshme kulturore gjatë viti, 2018, sa i përket shfaqjeve të dhëna, sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës.

Sipas këtij raporti Teatri Kombëtar ka realizuar gjithsej 178 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa në Kinemaja Cineplexx janë shfaqur gjthsjet 167 filma.

Në raportin e kësaj agjencie sa i përket zhvillimeve kulturove në vend, “Statistikat e Kulturës”, janë të dhënë të dhënat rreth aktiviteteve të organizuar nga institucione kulturore ne vend, si dhe numrin e vizitorëve që kanë përcjellë aktivitete.

Raporti, është publikua një ditë më parë në ueb faqen e kësaj agjencisë dhe, sipas rezultateve të dala nga ky publikim, rezulton se në Teatrin Kombëtar në Prishtinë gjatë 2018 janë dhënë 178 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 10 557.

Ndërsa numri i shfaqjeve të realizuara në Teatrin e fëmijëve “Dodona” ishte 127 shfaqje teatrale dhe reprizë, Kurse numri i shikuesve ishte 10 551. Teatri ‘Oda” sipas raportit ka realizuar 55 shfaqje teatrale dhe reprizë, ndërsa numri i shikuesve ishte 11 176.

Sa i përket filave të shfaqur për 2018, sipas raportit të ASK-së, prinë Cineplexx 167 filma të shfaqur, prej tyre 4 filma vendorë dhe 163 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve qw kanë përcjellur filmat e kwsaj kienmaje pwr 2018 ishte 335 385.

Në kinemanë Doku-Kino dhe Dokufest, numri i filmave të shfaqur gjatë 2018 ishte 330, prej tyre 24 filma vendorë dhe 306 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 45 000.

Kurse në Kinemanë ABC, numri i filmave të shfaqur ishte 62, prej tyre 3 filma vendorë dhe 59 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 9 110.

Kinemaja “Jusuf Gërvalla”, sipas raportit të ASK-së, gjatë 2018 ka shfaqur 148 filma, prej tyre 11 filma vendorë dhe 137 filma të huaj, ndërsa numri i shikuesve ishte 3 097.

Në Galeritë e Arteve, numri i ekspozitave të realizuara ishte 43, ndërsa numri i vizitorëve ishte 16  653.

Fondi i librave në biblioteka ishte 1 775 435, ndërsa numri i lexuesve ishte 156 535.

Numri i muzeve dhe shtëpive muze ishte 81, ndërsa numri i vizitorëve ishte 101 994.

Burimi i të dhënave për statistikat e kulturës, sipas AKS-së janë Drejtoritë e Kulturës Rinisë dhe Sportit  në nivele komunale.

“Ky publikim përmban të dhëna statistikore për vitin 2018, lidhur me aktivitetet kulturore të teatrove, shtëpive të kulturës, galerive, kinemave, muzeve, bibliotekave, baletit,  filarmonisë – operas, ansamblit, qendrës kulturore të fëmijëve si dhe përmban të dhëna për numrin e të punësuarve nëpër këto institucione”, thuhet ndër të tjerash në Raportin e ASK-së, “Statistikat e Kulturës” për vitin 2018.