array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Rrena për hyrjen e Autoblindave të Njësisë Speciale në veri

Deklarata

Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat

Media

Vlerësimi

Rrenë

Informacioni i publikuar me 31 korrik 2022 ka përmbajtje të rreme për shkak se autoblindat janë fotografuara nuk janë në veri. Autoblindat që shihen në levizje janë në afërsi të kampit të Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Jug të Mitrovicës. Fotografia është bërë nga KALLXO.com, por gjatë ritransmetimit, i njëjti është shtrembëruar dhe është shndërruar në informacion të rremë. Gjatë raportimit, gazetarët nuk ishin dashur t’i falsifiojnë faktet.

Artikulli

Medium online Insajderi.org ka publikuar një artikull me titullint “Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat”. I njëjti është shpërndarë edhe në Facebook, duke u publikuar një fotografi me titullin: Njësitë Speciale vendosen në veri, shihen edhe autoblindat”.

Ky medium duke raportuar për gjendjen në veri sjellë një kronolgji të ngjarjeve duke raportuar se pas incidenteve në veriun e Kosovës janë vendosur edhe njësi speciale.

Titulli i artikullit tregon se autoblindat janë parë në veriun e vendit, ndërsa në brendi të tekstit potencohet se në veriun e Kosovës janë vendosur njësi të specializuara të policisë së Kosovës.

Për tu ilustruar teksti redaksia e Insajderi.org ka vendosur një fotografi të një autoblinde në lëvizje e cila është filmuar nga ekipi i KALLXO.com me datë 31 korrik 2022 në afërsi të kampit të Policisë së Kosovës “Belvedere” që gjendet në Jug të Mitrovicës.

Policia e Kosovës, më 31 korrik deri në orën 23:00 të mbrëmjes nuk ka pasur intervenime me autoblinda në veriun e Kosovës. Të vetmet njësi të blinduara që kanë lëvizur janë ato të Policisë Kufitare. 

Kjo është konfirmuar nga të gjithë reporterët e KALLXO.com, të cilët ndodhen në hyrjet e qyteteve të komunave veriore. 

KALLXO.com ka kontaktuar me shefin e operativës në Policinë e Kosovës, Gazmend Hoxha. Ai ka thënë se njësitë janë të vendosura në gjendje gatishmërie në kampin e tyre “Belvedere”.

“Të gjitha njësitë tona janë bashkë tu punu në veri. Ne kemi blinda të tjera të cilat funksionojnë në veri . Janë njësitë (në Belvedere) që kurdo që na duhet me i përdore por deri tash nuk ka pasur ndonjë tentativë e as nuk ka pasur ndonjë problem me ta”, ka thënë Hoxha.