Rasti me Xhamajkën dhe (mos)njohja e Kosovës: Si të verifikohen deklaratat e politikanëve?

Xhamajka e ka njohur pavarësinë e Kosovës – lajmi që u përhap në hapësirën mediatike në Kosovë, por edhe në rajon, vetëm disa orë më vonë rezultoi i pasaktë.

Mediat pothuaj në mënyrë identike e kanë transmetuar këtë lajm, duke u thirrur në publikimin në Twitter-profilin e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, që u përcoll me publikime të funksionarëve më të lartë kosovar, transmeton Meta.mk.

U deshën nëntë orë që ministrja për punë të jashtme e Xhamajkës, Kamina Xhonson – Smith (Kamina Johnson – Smith), në Twitter të demantojë pretendimet e Thaçit: “Deri sot, Jamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur”. Megjithatë, gjatë atyre nëntë orëve hapësira mediatike ishte e vërshuar me lajme për njohjen.

(Deri më sot, Jamajka nuk e ka njohur Kosovën si shtet të pavarur)

Gazetarja e BIRN, Maja Zhivanoviq konsideron që kur bëhet fjalë për këtë temë edhe më parë kanë pas dezinformim dhe që mediat është dashur të veprojnë më me kujdes dhe të përpiqen t’i kontrollojnë konstatimet e Thaçit.

“E kuptoj që në atë mënyrë humbet në ekskluzivitet, mirëpo së paku jeni të sigurt që publikut tuaj ua keni dhënë lajmin e vërtetë. Do të thotë, në këtë rast është dashur mediat të përpiqen të sigurojnë prova nga presidenti i Kosovës, i cili e publikoi informatën apo vërtetim nga autoritetet e Jamajkës”, sqaron Zhivanoviq.

Megjithatë, ajo shton që nëse mediat dëshirojnë të jenë të parat dhe të kenë ekskluzivitet, atëherë duhet, informatave që i publikojnë funksionarët shtetërorë në rrjetet sociale t’u qasen me rezervë, përkatësisht të mos transmetojnë informata pa theksuar se kush qëndron prapa ndonjë deklarate dhe të lënë hapësirë për dyshim.

Presidentit të Kosovës në ndarjen e informatës i janë bashkëngjitur edhe funksionarë tjerë më të lartë kosovarë, duke i shprehur mirënjohje për shtetin e Karaibeve. Kështu, kryeministri i sapoemëruar i Kosovës, Albin Kurti theksoi që Jamajka “zyrtarisht e ka njohur pavarësinë e Kosovës”, duke vlerësuar që ky është “fillim i mire i vitit 2020 për diplomacinë e Kosovës dhe qeverinë e re”. Kryetarja e parlamentit të Kosovës, Vjosa Osmani theksoi që ky ka qenë “vendim i drejtë dhe i saktë”.

Zhivanoviq vë në pah se në Ballkan flitet shumë për lajmet e rreme, por jo edhe për atë që shpesh herë burimet e dezinformatave janë vet politikanët.

“Prandaj, çdo publikim i ndonjë politikani në rrjetet sociale, mu për atë kulturë me lehtësi me të cilën jepen edhe deklarata dhe pohime, duhet të publikohet me përmbajtje dhe qartë, të përmendet kush qëndron mbrapa pohimit të tillë. Gjithashtu duhet, kur të jetë e mundur, të bëhet verifikimi i fakteve për informatën, veçanërisht kur bëhet fjalë për informata të cilat edhe më pare kanë qenë subjekt kontestimit, mospajtimit por edhe për informata që janë me rëndësi të madhe për publikun, sikur kjo”, thotë gazetarja e BIRN.

Ajo shton që, përveç kësaj, shumë është e rëndësishme redaksitë t’i trajnojnë gazetarët e tyre për të identifikuar profile të rrejshme në rrjetet sociale, që janë krijuar me qëllim të përhapjes së dezinformatave.

Përkujtoi në rastin e freskët me lajmin për vdekjen e Ratko Mlladiqit, kur gazetari Italian qëllimisht plasoi lajm të rremë, ndërsa mediat e Ballkanit e transmetuan si të vërtetë edhe atë me të madhe.

– BIRN-it iu deshëm edhe gjysmë ore për ta publikuar informatën ekskluzive – që lajmi është i rremë.

Kryesorja që duhet të bëhet është të kontrollohen të gjitha publikimet paraprake të profilit, në rrjetet sociale, që e konsiderojmë si burim. Të konstatohet nëse burimi është i besueshëm, në bazë të publikimeve paraprake. Këtu zakonisht mund menjëherë të nuhatni kurth potencial. Gazetarët e BIRN shumë shpesh përpiqen të kontaktojnë me pronarin e profilit nëpërmjet mesazheve private, kurse në të njëjtën kohë duhet të kontaktohen të gjithë ata me të cilët ka të bëjë ajo informatë dhe të përpiqeni të merrni konfirmim nga tjera anë – sqaron Zhivanoviq.

Sa shtete sot e njohin pavarësinë e Kosovës është çështje e vështirë. Derisa nga njëra anë nga Prishtina theksojnë që bëhet fjalë për 116 vende, nga Beogradi pohojnë që kjo shifër është më e vogël.

Ministria serbe për punë të jashtme, viteve të fundit në mënyrë aktive punon në parandalimin e njohjes së Kosovës, por edhe në lobim për tërheqje të njohjeve nga shtete të cilat paraprakisht e kanë bërë atë. Ministria e Republikës së Serbisë deri tani ka publikuar që 17 shtete e kanë tërhequr njohjen e Kosovës, kurse këto publikime më së shpeshti kanë qenë të shoqëruara me deklarata nga pala kosovare që bëhet fjalë për lajme të rreme.

Zhivanoviq thekson që kjo çështje është problematike, duke e pasur parasysh atë që, plotëson ajo, qeveritë e disa prej atyre vendeve nuk kanë ueb-faqet e tyre.

Megjithatë, atë që mund ta bëjnë gazetarët është të bëjnë më shumë presion ndaj politikanëve në Kosovë dhe Serbi që me pretendimet e tyre të paraqesin edhe dokumente zyrtare për t’i mbështetur ato. Ndërsa kjo është pikërisht ajo që politikanët po shmangin të bëjnë gjithë kohën”, thotë ajo.

Sot shtrohet pyetja kush është përgjegjës për përhapjen e lajmeve të pasakta. Zyra e presidentit të Kosovës përgjegjësinë ia hodhën ambasadores së Kosovës në ShBA, Vlora Çitaku, duke thënë se ata mbrëmë e kanë pranuar njoftimin prej saj, që gjithashtu ishte dërguar edhe në kabinetin e kryeministrit të Kosovës dhe ministrisë së jashtme.

Nga ministria, në anën tjetër, përsëri përmes rrjeteve sociale, u prononcuar ministri Glauk Konjufca, i cili konfirmoi se Çitaku e kishte dërguar atë informacion me email. Konjufca shtoi se ai ishte në kontakt me ambasadën në ShBA për të sqaruar situatën dhe porositi se “pasi të shqyrtojë situatën, shpejt do të ndërmerr hapa në përputhje me përgjegjësitë e të gjithëve”.

“Atë që e dimë ne është se Xhamajka nuk ka dërguar një njoftim zyrtar për njohjen e Kosovës, ndërsa pjesa tjetër është vazhdim i politikës së jashtme të papjekur të Kosovës”, thotë analisti i Prishtinës Shpëtim Gashi.

Çitaku nuk ka komentuar ende për këtë çështje.

Postimet origjinale të zyrtarëve të Kosovës janë ende në dispozicion në Tuiter, me përjashtim të njoftimit të ish-ministrit të Jashtëm Bexhet Pacolli, i cili e zëvendësoi atë me një të ri: “Sidoqoftë, faleminderit”.

“Sidoqoftë, faleminderit Xhamajka, faleminderit ministre @kaminajsmith, faleminderit SHBA, @RepEliotEngel! Kosova dhe kosovarët do të mbeten miq besnik të qeverisë dhe popullit të Xhamajkës përgjithmonë pic.twitter.com./Portalb