array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Valdrin Lluka, AKR

Rrena e Valdrin Llukës për deklaratën e Fatmir Limajt

Deklarata

Z. Limaj ka thënë se do t’i rishikojë kushtet e kontratës për TC ‘Kosova e Re’.

Vlerësimi

Rrenë

Të dielen, në #DebatPernime, kandidati për kryeministër nga NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se kontrata për për TC ‘Kosova e Re’ nuk është e favorshme.

Artikulli

Kandidati për deputet nga koalicioni AKR-NISMA, Valdrin Lluka në debatin e sotëm DebatPernime, ka thënë se kandidati për kryeministër nga ky koalicion Fatmir Limaj ka thënë mbrëmjen e kaluar në po të njëjtin debat se kontrata për ndërtimin e termocentralit të tretë me qymyr do të rishikohet.

“Ajo cfarë ka thënë z. Limaj është që do të rishikojë kushtet e kontratës, prandaj për ne kushtet mbeten edhe tashmë që po flasim janë në negociata për me ndërtu, kontrata ka hapësirë për kushtet e ndërtimit, sepse tash është faza e ndërtimit, mirëpo për kthimin për investim që është për 18.5 për qind për ekuitetin jo për investimin”, ka thënë Lluka para Jeta Xharrës.

Ai ka ripërsëritur këtë deklaratë kur u pyet nga Jeta Xharra se nuk kanë qëndrime të njëjta si koalicion.

“Z. Limaj ka thënë se do t’i rishikojë kushtet. Secili deputet apo lider i partisë ka të drejtë të rishikojë kushtet nëse është e mundshme, por pa i ditë detajet brenda asaj kontrate shumëkush mund të kërkoj rishikim të kushteve”, shtoi Lluka.

Në fakt, mbrëmjen e kaluar në #DebatPernime, kandidati për kryeministër nga NISMA- AKR-PD, Fatmir Limaj ka thënë se kontrata për për TC ‘Kosova e Re’ nuk është e favorshme.

“Ne e kemi udhëzuar grupin tonë parlamentar që të mos e votojnë kontratën e Kosovës së Re sepse besojmë sepse si e tillë nuk është e favorshme. Si të tillë nuk do ta vazhdojmë kontratën për TC ‘Kosova e Re’”, ishte deklarata e Limajt, deklaratë kjo e cila do të përcillet nga KALLXO.com deri në realizim të këtij zotimi.

Në ciklin e #DebatPernime përballë Jeta Xharrës do të jenë kandidatët për deputetë nga partitë dhe koalicionet kryesore.

Kandidatët për deputetë do të ballafaqohen me pyetje nga publiku, ekspertë, analistë e qytetarë të tjerë.

Pjesë e këtij debati do të jenë:  Valdrin Lluka nga koalicioni Nisma/AKR/PD, Magbule Shkodra dhe Bajram Hasani nga koalicioni AAK/PSD, Besa Gaxherri nga LDK, Hekuran Murati dhe Yllza Hoti nga VV, Lulzim Rafuna nga PDK, Asllan Kryeziu dhe Kenan Aliu nga PDAK

Debati transmetohet dhjetë ditë fushatë zyrtare nga ora 20:30 në RTV 21 dhe drejtpërdrejt në Facebook të KALLXO.com.