array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Agim Ademi, kryetar i FFK-së. Foto: Kallxo.com

Rrena e Federatës së Futbollit për biletat

Deklarata

Federata e Futbollit e Kosovës: “Ne, si Federatë, do të bëjmë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme (kundër Maltës) shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten”.

 

Federata e Futbollit e Kosovës

Vlerësimi

Rrenë

Federata e Futbollit të Kosovës nuk e ka mbajtur fjalën e dhënë që shitja e biletave do të bëhet online duke filluar nga ndeshja në mes të Kosovës dhe Maltës. Shitja e biletave në formatin aktual përveç tollovive, po e stimulon shitjen e tyre në tregun e zi me çmime shumëfish më të larta.

Artikulli

Stadiumi “Fadil Vokrri” ishte i mbushur me tifozë për të parë ndeshjen e parë zyrtare të Kosovës në futboll kundër Ishujve Faroe. Jo të gjithë tifozët kishin arritur të siguronin bileta me çmimin e përcaktuar nga Federata e Futbollit të Kosovës.

Për shkak të mundësisë që një person të blejë deri në 7 bileta dhe rrjedhjeve tjera të biletave, një pjesë e biletave kishin dalë në shitje në tregun e zi.

Çmimi i shitjes së biletave në tregun e zi ishte shumëfish më i lartë se sa çmimi i përcaktuar nga Federata.

Pas publikimi të lajmit nëpër media për shitjen e biletave në tregun e zi, kishte reaguar Federata e Futbollit duke u shfajësuar. Njëkohësisht, Federata kishte paralajmëruar reformë për ndeshjen e radhës.

“Ne, si Federatë, do të bëjmë çmos që qysh nga ndeshja e ardhshme shitjen e biletave ta bëjmë nëpërmjet sistemit online, në mënyrë që dukuritë e tilla negative të mos përsëriten”, kështu është thënë në komunikatën e lëshuar nga FFK-ja para ndeshjes Kosovë – Ishujt Faroe.

Përkundër premtimit, mënyra e shitjes së biletave nuk ka ndërruar as për ndeshjen që Kosova do të luajë kundër Maltës.

Dy ditët e fundit në të cilat janë shitur biletat janë përshkuar me radhë të gjata të pritjes, shtyrje gjatë pritjeve të tifozëve, ndërhyrje e policisë dhe përdorim i sprejit nga Policia si dhe arrestime të personave që prisnin në rend për një biletë.

KALLXO.com ka kontaktuar kryetarin e Federatës së Futbollit, Agim Ademin, i cili është arsyetuar se bankat nuk ia kanë mundësuar shitjet online të biletave.

“Ne kemi provuar të dalim online duke pasur parasysh  që po bëhen radhë të gjata dhe po presin shumë. Mirëpo në pamundësi me e bë këtë ndeshje përveç faktin që të bëhet, sistemi online bëhet me një bankë. Ne kemi provua me e bërë me bankat të cilat janë, por na kanë thënë që duhet me marrë një konfirmim  dhe leje nga banka botërore për vet faktin mund ta blini online edhe nga Amerika edhe nga Evropa, pra nga të gjitha vendet e botës”, tha Ademi për KALLXO.com.

Ai thotë se janë të gatshëm për shitjen e biletave online, duke dhënë sërish premtime për ndeshjen e radhës.

“Ndeshjen e ardhshme sigurisht se do të jetë sistemi online, dhe i kërkoj falje shikuesve të Kosovës të cilët nuk mund të pajisen me bileta, sepse këto janë mundësitë e tona dhe kapaciteti i stadiumit nuk është më i madh”, ka përfunduar Ademi për Kallxo.com.

I pari i FFK-së thotë se çmimi i lirë i biletave është dëmshpërblim për tifozët.

“Një prej këtyre gatishmërive tona që e kemi bërë për publikun është çmimi i biletave, askund në botë nuk e ki me këtë çmim me e pa ekipin nacional, duke e dhënë një lloj dëmshpërblimi  për faktin që tifozët na kanë përcjell edhe në Shkodër kur kemi luajtur. Jemi munduar t’i bëjmë çmimet e lira në mënyrë që secili njeri në Kosovë me pasë mundësi me e pa lojën ose me e ble një biletë. Mirëpo fati i keq është që kjo i ka vetëm 12 mijë bileta. 400 bileta duhet me qenë të lirë, ato vende duhet me qenë të lirë për çështje të sigurisë, evakuimin të cilin e kërkon UEFA”, ka thënë Ademi.