array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Publikimi i rremë për FSK-në në Leposaviq

Deklarata

Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi  me mbishkrimin “Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk…!” është i rremë. Krypometër ka konfirmuar me burime zyrtare se FSK nuk ka realizuar marshim në Leposaviq.

Artikulli

Më 1 tetor 2023 faqja e Facebook-ut “Gazeta Mejdani” publikoi një fotografi në të cilën shihen ushtarë duke ecur në rresht me përshkrimin “Radha e ushtrisë sonë; i pari në Leposaviq e i mbrami në Ranilluk…!”.

Krypometri më 04/10/2023 verifikoi postimet rreth fotografisë dhe përshkrimit të saj dhe zbuloi se ajo është e vjetër dhe nuk lidhet me aktualitetin.

Një kërkim në internet, përmes “Google Lens” tregon se fotografia në fjalë është publikuar disa vite më parë. Përkatësisht, ajo u publikua më 21 nëntor 2021 nga faqja e Facebook-ut “Deçani”.

Krypometër ka kërkuar sqarime zyrtare nga FSK nëse kjo fotografi është shkrepur në Leposaviq. 

Ibrahim Shala, Drejtor i Zyrës për Marrëdhënie me Publikun në Ministrinë e Mbrojtjes tha se ushtarët që shihen në fotografi nuk janë në Leposaviq.

“Ushtarët e FSK-së që ju i shihni në foto duke marshuar, janë në tokë të Kosovës. Për qartësim të mëtejmë, ata nuk janë në zonën e veriut të Kosovës ku bën pjesë Leposaviqi. Thëniet e cituara janë trillime dhe mashtrime”– ka thënë Shala në deklaratë për Krypometër me datë 06/10/2023.

Krypometër ka gjetur po ashtu se FSK nuk mund të operojë në Leposaviq pa lejen e KFOR. Në vitin 2013, kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi në emër të Qeverisë së Kosovës, kishte ofruar “garanci se Forca e Sigurisë së Kosovës do të ketë mundësi të ndërmarrë veprime në veri të Kosovës vetëm në bashkëveprim me KFOR-in”. Thaçi kishte dërguar letër për këtë zotim tek ish-shefi i NATO-s, Anders Fogh Rasmussen.

Më 30/09/2023, kryeministri i vendit, Albin Kurti konfirmoi se ushtarët e FSK-së nuk mund të shkojnë në katër komunat e veriut të vendit, Leposaviq, Zubin Potok, Mitrovicë e Veriut dhe Zveçan. Kjo, sipas Kurtit, për shkak të marrëveshjes mes shtetit të Kosovës dhe NATO-s.

“Vigjilenca dhe gatishmëria jonë për veriun është dëshmuar që nga dita e parë e qeverisjes sonë. Është zotimi i njëanshëm ndaj NATO-s i një pararendësi tim që nuk lejon FSK-në të futet në veri”– deklaroi kryeminsitri, Albin Kurti.

Pas zhvillimeve të fundit në veriun e Kosovës, kur një rreshter i Policisë së Kosovës u vra nga një grup terrorist në krye me Millan Radoiçiq, FSK nuk u dërgua në katër komunat e veriut të vendit.