array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

(Ilustrim) - Foto: KALLXO.com

Pretendimi se rasoji shëron kancerin

Deklarata

Rasoji shëron kancerin

Media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi se rasoji shëron kancerin është i rremë. Krypometër me burime profesionale ka konfirmuar se ky produkt nuk përdoret nga mjekët në trajtimin e sëmundjes së kancerit. 

Artikulli

Më datën 01 janar të vitit 2022 ueb faqja e internetit atdheulajm (arkiva) ka publikuar një artikullme titull “Shikoni se çfarë sëmundjesh parandalon lëngu i lakrës (Rasoji)”.

Artikulli pretendon se konsumimi i lëngut të lakrës turshi (rasoji), parandalon disa lloje të sëmundjes së kancerit.

“Konsumimi i përditshëm i kësaj pije parandalon dhe kuron disa lloje kancerash. Kancerin e gjirit, të zorrës së trashë, mëlçisë, mushkërive dhe vezoreve. Një substancë e quajtur sulforaphane, gjithashtu mbron qelizat nga sulmi i karcinogjeneve”- thuhet në këtë artikull.

Krypometër me datë 29/10/2023 ka kontrolluar nëse ky informacion është i saktë.

Burimi i parë i informacionit është radiologun Dr. Bujar Gjikolli, ai është  njëri nga profesionistët më të shquar  të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Krypometër ka kërkuar nga z.Gjikolli një vlerësim nëse ka ndikim në parandalimin e kancerit.

“Vetëm nga titulli e kuptova për çfarë bëhet fjalë dhe nuk ka asgjë të vërtet aty. Përderisa rasoji është i shëndetshëm, ka vitamina, minerale, nuk ka të bëj me shërim apo parandalim të sëmundjes së kancerit. Shkrimet jo shkencore nuk mund të merren si bazë për terapi. Gjithë Kosova e përdorë rasojin, e në anën tjetër kancere ka mjaftë shumë!”, thuhet në përgjigjen e Gjikollit për Krypometer të datës 20/10/2023.

Për të verifikuar tutje këtë informacion Krypometër ka kontaktuar edhe me onkologun, Faton Sermaxhaj. Ai është njëri nga Onkologët më të njohur në Kosovë. 

Onkologu është pyetur nëse në protokollet shëndetësore të shërimit të kancerit rekomandohet konsumimi i rasojit. “Ne si onkologë në përgjithësi ju rekomandojmë pacientëve përdorimin e ushqimeve të shëndetshme dhe largimin nga ushqimet e dëmshme, por nuk rekomandojmë ndonjë ushqim të veçantë gjatë trajtimit të pacientëve me kancer, e aq më pak rasoj. Mendoj se kjo më tepër ju takon nutricistëve”- thotë për Krypometër onkologu Sermaxhaj në deklaratën e datës 29/10/2023.

Kanceri dhe sëmundjet e tjera kurohen konfom protokoleve shëndetësore dhe trajtimi i tyre bëhet nën mbikqyrjen e mjekëve.