array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Pretendimi i rremë se mjekët urdhërojnë për lëvozhgat e arrave

Deklarata

Mjekët japin urdhër mos i hidhni lëvozhgat e arrave, sepse ato shërojnë sëmundje

media

Vlerësimi

Rrenë

Publikimi me titull “Mjekët japin urdhër mos i hidhni lëvozhgat e arrave, sepse ato shërojnë sëmundje” është i rremë. Krypometër ka verifikuar me burime mjekësore  se mjekët nuk e japin këtë urdhër, e as nuk ka ndonjë fakt se lëvozhgat e arrave shërojnë sëmundje.

Artikulli

Faqja në Facebook “Artistët Shqiptar” (arkiva) kanë shpërndarë një artikull të publikuar nga “Kapelajmin.com” (arkiva), i cili pretendon se mjekët kanë dhënë urdhër që të mos hidhen lëvozhgat e arrave, sepse ato kurojnë sëmundje.

Brenda artikullit thuhet se zierja e lëvozhgave të arrave dhe përdorimi i atij uji, ndikon në uljen e rënies së flokëve.

Një video e bashkëngjitur në artikull thotë se ky ujë ndihmon edhe kundër anemisë, impotencës, problemeve me gjëndrën tiroide e të tjera.

Për të verifikuar këto pretendimet, Krypometri ka kontaktuar me dy mjekë të përgjithshëm, të cilët janë pyetur nëse ipet ky urdhër dhe nëse lëvozhgat e arrave kanë ndikim të tillë.

Dr. Fevzi Sylejmani, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare tha se mjekët assesi nuk japin urdhra të tillë.

“Mjekët nuk japin urdhëra, mjekët munden me rekomandu në qoftë se ka diçka të besueshme”– tha Dr. Sylejmani.

Ai shtoi se nuk rekomandojnë përdorimin e lëvozhgave të arrave, sepse kjo do të ishte sikur “me shku te hoxha për me e shëndosh skizofreninë”.

E ngjashme është edhe përgjigja e Dr. Mustafë Gashit, Drejtor i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Fushë Kosovë. A ka thënë se mjekët nuk japin urdhëra tillë sidomos kur nuk ka dëshmi shkencore se kjo recetë funksionon.

“Asnjëherë! Këtë që e the ti, s’e kam dëgju asnjëherë”– u përgjigj Dr. Gashi në pyetjen e Krypometrit.

Dr. Gashi shtoi se nuk ka asnjë studim a dëshmi shkencore që e vërteton pretendimin se lëvozhgat e arrave mund të shërojnë sëmundje.

Dr. Gashi ka konfirmuar se një produkt i tillë nuk është në asnjë protokoll shëndetësor për trajtim të sëmundjeve.