array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=3"
  }
}

Lajm i vjetër për vdekjen e motrës së Halil Kastratit

Deklarata

Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert

Faqet në Facebook

Vlerësimi

Me kos

Artikuli me titull “Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert”, i publikuar më 15.03.2024, është i rremë. Në një përgjigje nga Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’, e udhëhequr nga Halil Kastrati, është thënë se gjatë muajit mars 2024, kur është publikuar lajmi, nuk ka pasur ndonjë rast të vdekjes në familjen e Halil Kastratit. Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se Halil Kastratit i ka vdekur motra më 15.02.2024, pra një muaj para publikimit të lajmit.

Artikulli

Më 15.03.2024, faqja në Facebook ‘Liria ka Emër’ (arkiva) ka shpërndarë një postim me mbishkrim: “Lajm i hidhur për humanistin, Halil Kastrati, i vdes njeriu i afert”.

Për të verifikuar informacionin e publikuar nga faqja ‘Liria ka Emër’, Krypometër ka kontaktuar me Shoqatën Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, të cilën e drejton Kastrati që nga themelimi në vitin 2009.

Në një përgjigje me shkrim, Shoqata ‘Jetimat e Ballkanit’ ka thënë se gjatë muajit mars 2024 kur është publikuar lajmi, nuk ka pasur ndonjë rast të vdekjes në familjen e Halil Kastratit.

Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit” ka thënë se Halil Kastratit i ka vdekur motra, më 15.02.2024, pra një muaj para publikimit të lajmit.

“Ne nuk mund t’i kontrollojmë rrjetet sociale, dihet se këto ripostime i bëjnë për klikime. Hoxha e ka tregu kur i ka vdekur motra, ai post është rishpërndarë”- thuhet në përgjigjen e tyre për Krypometër.

Krypometri përmes një shikimi të postimeve të Kastratit në rrjetin Facebook ka gjetur se Kastrati kishte njoftuar për vdekjen e motrës më 15.02.2024.

“Sot ne moshen 47 vjeçare ndrroj jete motra ime e vogel Nashide Kastrati Mustafa”- kishte shkruar Kastrati në postimin e tij.

Halil Kastrati ka iniciuar shumë aktivitete humanitare në sigurim të parave për ndërtim të shtëpive për personat në nevojë si dhe ka ndërtuar edhe shtëpi për të moshuar.