array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=7"
  }
}

Sokol Haliti. Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Kryetari i Vitisë: Do jemi komuna e parë që do t’i zbatojmë të gjitha rekomandimet e Auditorit

Deklarata

Sokol Haliti (24.12.2020)- “Ne do të jemi të parët në Kosovë që do t’i zbatojmë edhe këto pesë rekomandime”

Sokol Haliti

Vlerësimi

Hetimet vazhdojnë

Krypometri do të monitorojë nëse në raportin e ardhshëm të Zyrës Kombëtare të Auditimit do të konstatohet se Komuna e Vitisë ka përmbushur të gjitha rekomandimet nga raporti paraprak.

Artikulli

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka premtuar se komuna të cilën e menaxhon do të zbatojë të gjitha rekomandimet nga Zyra Kombëtare e Auditorit.

Në raportin e Auditorit për vitin 2019 Komuna e Vitisë pati 5 rekomandime, që është numër i ulët në krahasim me numrin e rekomandimeve që marrin komunat në përgjithësi.

“Ne do të jemi të parët në Kosovë që do t’i zbatojmë edhe këto pesë rekomandime. Do të jemi komuna e parë shumë shpejt dhe sigurisht do të njoftoheni me këtë aspekt.”, ka thënë Haliti në debatin e mbajtur për gjetjet e Auditorit.

Tutje, ai është zotuar se gjatë këtij viti do të arrijnë  performancën prej 75% dhe se do të jenë njëra nga komuna, e cila do të përfitojë grant nga donatorët.

“Sa i përket të hyrave ne e kemi rritur edhe këtë , nga 948 mijë që janë planifiku për këtë vit ne kemi realizu 683 mijë deri në këtë moment, në aspektin e grumbullimit të të hyrave dhe tatimit në pronë. 683 mijë ose 72.04% deri tash, për këtë vit.”, ka thënë ai.

Mbahet debat për gjetjet e Auditiorit në Komunën e Vitisë