array(1) {
  [0]=>
  array(4) {
    ["archive_color"]=>
    string(7) "#B9D156"
    ["menu_attr"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["main_title"]=>
    string(11) "Krypometër"
    ["custom_item"]=>
    string(8) "?level=4"
  }
}

Ilustrimi: KALLXO.com

Fotografia e ukrainasve duke u lutur në borë nuk është e këtij viti, daton nga viti 2019

Deklarata

Në prag të luftës, qytetarët e Ukrainës luten jashtë shtëpive të tyre, në borë, për vendin e tyre. Rusia pritet të sulmojë ukrainasit për një pushtim brutal.

Media

Vlerësimi

Rrenë

Fotoja e një grupi të ukrainaseve të ulur në gjunjë duke u lutur në borë nuk është shkrepur në vitin 2022, siç është deklaruar në disa media. Kjo foto ekziston që nga viti 2019, ku disa ukrainas po luteshin për vendin e tyre në borë në Sheshin e Lirisë në Kharkiv të Ukrainës. Mediumi ndërkombëtar International Mission Board e kishte shpërndarë këtë foto në vitin 2019.

Artikulli

Një fotografi e disa ukrainaseve duke u lutur në borë, të ulur në gjunjë ka filluar të shpërndahet pas sulmit rus në Ukrainë dhe po paraqitet sikur ka lidhje me situatën aktuale.

Në median ‘Lajmi net’ më 20 shkurt, fotografia u ilustrua me mbishkrimin “Në prag të luftës, qytetarët e Ukrainës luten jashtë shtëpive të tyre, në borë, për vendin e tyre. Rusia pritet të sulmojë ukrainasit për një pushtim brutal.

E njëjta fotografi me këtë mbishkrim u shpërnda edhe në portalet ‘Gazeta Newborn’, ‘Gazeta Prishtina’ ‘Ich bin Albaner’ dhe shume rrjete sociale, duke bërë të duket si një aktivitet i kryer gjatë sulmit të fundit rus në Ukrainë.

Në bazë të disa kërkimeve, kjo foto është bërë në vitin 2019, ku disa ukrainas po luteshin për vendin e tyre në borë në Sheshin e Lirisë në Kharkiv të Ukrainës.

Mediumi ndërkombëtar International Mission Board e kishte shpërndarë këtë foto në vitin 2019, por që u riaktuzlizua në ditët e fundit. Sipas këtij mediumi në vitin 2019, një ritual i tillë ka filluar prej vitit 2014.