Rrënohet objekti pa leje në magjistralen Prishtinë - Mitrovicë

Inspektorët e  ndërtimit të Komunës së Prishtinës sot kanë rrënuar një objekt pa leje të ndërtuar së fundmi në rrugën Prishtinë – Mitrovicë.

Sipas komunës, ndërtuesi i këtij objekti nuk është paraqitur asnjëherë në inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe nuk ka paraqitur dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim.

“Ndërtuesi i këtij objekti asnjëherë nuk është paraqitur në Inspekcion, pavarësisht thirrjeve dhe urdhëresave të inspektorit të zonës. Rrjedhimisht, nuk ka prezantuar as dokumentacionin e nevojshëm për ndërtim të objektit – lejen ndërtimore dhe dokumentet përcjellëse”, thuhet tutje në njoftimin e Komunës.