Rëra hidhet në trotuar, këmbësorët ecin në rrugë - Pamje

Në orët e mëngjesit gjatë ditës së sotme tek ‘Xhamia e Lllapit’ në Prishtinë është hedhur rëra në hapësirën e këmbësorëve për kryerje të punimeve.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se një nga bizneset afër rrugës ka qenë duke kryer punime, ku përpos rërës, aty janë sjellë edhe mjetet tjera të punës.

Si pasojë e uzurpimit të trotuarit, këmbësorët janë detyruar të ecin nëpër rrugë të makinave.

KALLXO.com ka tentuar të marr përgjigje nga drejtoria e Inspekcionit në komunë lidhur me këtë rast, por nuk është dhënë ndonjë detaj deri në momentin e publikimit të artikullit.