Projekti i 'Parkut linear'/ lagjia e Spitalit

Projekti i parkut linear në lagjen e Spitalit në kryeqytet-FOTO

Komuna e Prishtinës planifikon të ndërtojë një park linear në lagjen e Spitalit.

Për këtë projekt komuna ka nënshkruar kontratë në vlerë 215 mijë euro me Grupin e Operatorëve Ekonomik ‘BESIONI SH.P.K.; N.T. FLAMURI ; Benita Company’.

Donika Çetta, drejtoreshë e parqeve në komunë për KALLXO.com për ka bërë të ditur se parku do të implementohet në pjesën ku ka qenë Luna Parku si dhe ishujt mbi rrugë.

“Parku linear do të implementohet përgjatë dhe anash rrugës ‘Vëllezerit Dehari’ respektivisht në hapësirën ku ka qenë përpara Luna Parku para Qendrës së Mjekësisë Familjare si dhe në ishujt mbi rrugë, anash Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë”- njoftoi Çetta.

Sipas drejtoreshës ky lokacion përmban hapësira si:

-Shtigjet për këmbësorë (materiali nga guri natyror)

-Hapësira të vogla rekreative.( trampolina për fëmijë)

-Mobileri urbane në harmoni me natyrën rrethuese

-Sipërfaqja totale: 16.000m2

-Trajtim i sipërfaqes së gjelbërt: 12,000 m2

-Gjelbrim i shtuar : Drunj dekorativ 200, shkurre dhe bimësi e ulët 380

Edhe pse më herët në këtë zonë ka qenë parku i lojërave për fëmijë, me projektin e ri nuk do taketë këtë fokus, por pritet të ketë elemente përcjellëse si trampolina.

Çetta njofon se hapësira do jetë dizajn i qetë me gjelbërim dhe ulëse.

“Në bazë të analizave të lokacionit përreth dhe qarkullimit të këmbësorëve dhe veturave, kjo hapësirë nuk do t’i ketë në fokus lodrat për fëmijë, mirëpo do të përmbajë elemente përcjellëse sikurse, trampolinat e vendosura në tokë që do të jenë atraktive për fëmijë. Në përgjithësi, dizajni është më i qetë, përmbanë hapësira për t’u ulur, gjelbrim të niveleve të ndryshme (pra shkurre/lule dhe drunj) dhe qasje që u’a mundëson këmbsorëve lëvizjen më të lehtë dhe sigurtë”- shtoi më tej Çetta.

Implementimi i projektit pritet të fillojë për pak ditë dhe sipas planit dinamik në momentin që fillojnë punimet supozohet që brenda 90 ditëve të përfundojë.

Në mars të këtij viti, Komuna e Prishtinës nisi largimin e mbetjeve në dy parqe të lodrave në lagjet ‘Taukbahqe’ dhe ‘ Lagjia e Spitalit’.

 

Projekti i ‘Parkut linear’/ lagjia e Spitalit
Projekti i ‘Parkut linear’/ lagjia e Spitalit
Projekti i ‘Parkut linear’/ lagjia e Spitalit
Projekti i ‘Parkut linear’/ lagjia e Spitalit