Foto: Alban Zogaj/ Facebook

Komuna e Prishtinës po largon mbetjet e parqeve jo funksionale në dy lagje të qytetit

Komuna e Prishtinës sot ka iniciuar procedurat për largimin e mbetjeve në dy parqe të lodrave në lagjet ‘Taukbahqe’ dhe ‘ Lagjia e Spitalit’.

Kështu u bë e ditur nga zyrtarë të Komunës së Prishtinës.

“Kemi inicuar procedurat për heqjen e mbetjeve (lodra) në hyrje të Parkut të Tokbashqes dhe tek hyrja e QKUK! Hapësirat publike do të lirohen”, ka thënë nënkryetari i komunës, Alban Zogaj.

Dy parqet e lodrave në lagjet e lartpërmendura ka disa vite që janë lënë jashtë funksionit.

Parqet kanë qenë në menaxhim të operatorëve privatë dhe pasi dështuan si biznese, ishin lënë të paprekura.

Kërkesa për lirim të këtyre hapësirave ka qenë e vazhdueshme nga ana e qytetarëve, derisa largimi i këtyre mbetjeve do bëhet nga drejtoria e Inspekcionit në komunë.

Foto: Alban Zogaj/ Facebook
Foto: Alban Zogaj/ Facebook
Foto: Alban Zogaj/ Facebook
Foto: Alban Zogaj/ Facebook
Foto: Alban Zogaj/ Facebook