Sheshi ne Prishtine

Foto: Denis Sllovinja/KALLXO.com

Prishtinë, planifikohet ndërtimi i një kolegji të ri për Arte Pamore

Në Prishtinë po planifikohet ndërtimi i një kolegji të arteve pamore dhe performancës.

Komuna e Prishtinës ditë më parë ka shpallur tender për ‘Shërbime konsulente multidiciplinare për të përgaditur dizajnin dhe mbikëqyrur ndërtimin e një Kolegji të ri për Artet Pamore dhe Performancës në Prishtinë’.

Vlerë e tenderit për këto shërbime konsulente në dizjanim dhe mbikqyrje të ndërtimit parashihet të jetë 400 mijë euro.

Kriter për dhënie të kësaj kontrate është operatori që ofron tender ekonomikisht më të favorshëm dhe plotëson këto kritere: Propozimi financiar 0.30 dhe propozimi teknik 0.70.

Ky tender do negociohet me procedurë të kufizuar, ku më së shumti 6 kandidatë do të ftohen për të dorëzuar tenderët e detajuar të kësaj kontrate.

Ndërsa, nëse më shumë se 6 kandidatë të përshtatshëm i plotësojnë kriteret e përzgjedhjes, përparësitë dhe dobësitë relevante të aplikacioneve të këtyre kandidatëve do të riekzaminohen për të identifikuar gjashtë aplikacionet më të mira për proceduren e tenderit.

Sipas të dhënave, të vetmit faktorë të cilët do të merren parasysh gjatë këtij ri-ekzaminimi janë: Vlera më e lartë e kontratave të përfunduara me sukses që e plotësojnë kriterin e kapacitetit teknik.