Foto, Kompania Rajonale 'Pastrimi'

Plani për aksionin e grumbullimit të mbeturinave të vëllimshme në Prishtinë

Kryetari i Komunës së Prishtinë, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjnë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali.

Ahmeti ka thënë se aksioni do të zhvillohet pesë ditë, në lagje të ndryshme të qytetit prej 26 prill deri më 30 prill.

“Ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme të i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara. Ju faleminderit për bashkëpunimin! #bashkë për një Prishtinë të pastër!” ka njoftuar Ahmeti./21Media