Foto, Kompania Rajonale 'Pastrimi'

Prishtinë, komuna me aksion për mbledhje të mbeturinave të vëllimshme gjatë javës së ardhshme

Komuna e Prishtinës ka planifikuar që nga e hëna deri të premten e javës së ardhshme të organizojë aksion për mbledhje të mbeturinave të vëllimshme nga metali dhe druri.

Sipas njoftimit nga komuna, ky aksion do bëhet përmes kompanisë rajonale ‘Pastrimi’ ku do grumbullohen mbeturina të llojit si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali, karrige, pajisje kuzhine dhe gjësende tjera shtëpiake nga druri ose metali.

Aksioni do zhvillohet për pesë ditë në lagje të ndryshme të qytetit.

Komuna madje ka bërë thirrje që mbeturinat e llojit të lartpërmendur të lihen para shtëpive apo vende të caktuara për mbeturina gjatë këtyre datave.

Më poshtë keni lagjet që do bëhet aksioni sipas ditëve të javës:

 

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Europian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Europian.