Foto, Kompania Rajonale 'Pastrimi'

Prishtina nesër fillon grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se prej nesër do të fillojë aksionin për grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme.

Këtu hyjnë orenditë prej druri ose metali.

“Përmes kompanisë rajonale “Pastrimi” do të bëjmë grumbullimin e mbeturinave të vëllimshme si: orendi; shtretër druri ose metali; dollapë druri ose metali; tavolina druri ose metali; karrige druri ose metali; pajisje të kuzhinës; gjësende të tjera shtëpiake nga druri dhe metali”, thuhet në njoftim.

Aksioni do zhvillohet nga data 28 qershor deri më 2 korrik në pesë lagje të kryeqytetit.

Komuna u bënë thirrje qytetarëve që t’i vënë këto mbeturina para shtëpive të tyre në vendin e caktuar për mbeturina.

“Aksioni do të zhvillohet 5 ditë, në lagje të ndryshme të qytetit prej 28 Qershor deri më 2 Korrik, andaj ju lutemi që mbeturinat e vëllimshme  t’i vendosni para shtëpive apo vendet e caktuara për mbeturina sipas datave dhe orareve të caktuara”, thuhet tutje në njoftimin e komunës.

Më poshtë gjeni lagjet ku do bëhet grumbullimi sipas datave të lartpërmendura.

Ky botim është prodhuar me përkrahjen e Bashkimit Evropian. Përmbajtja e këtij botimi është përgjegjësi e BIRN-it dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i Bashkimit Evropian.