Një segment i rrugës 'Muharrem Fejza' mbyllet për qarkullim nga data 16-19 prill për disa orë brenda ditës

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se një segment i rrugës prej kryqëzimit të “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku” deri të kryqëzimi me rrugën “Vëllezërit Domaneku” do mbyllet për qarkullim prej 16-19 prill nga ora 08:00-18:00.

Mbyllja vjen si shkak i punimeve në rrugën “Muharrem Fejza” ku po bëhet zhvendosja e trafos së rrymës dhe zgjerimi i rrugës.

“Për shkak të punimeve në rrugën “Muharrem Fejza”, në të cilën janë duke u bërë zhvendosja e trafos së rrymës si dhe zgjerimi i rrugës në atë pjesë, ju njoftojmë se segmenti i rrugës me gjatësi L=145m prej kryqëzimit të rrugës “Muharrem Fejza” me rrugët “Venet Bajrami” dhe “Lotë Vaku”, deri te kryqëzimi i rrugës “Muharrem Fejza” me rrugën “Vëllezërit Domaneku” në drejtim të lagjes “Mat”, do të mbyllet për qarkullim në datat 16,17,18 dhe 19 prill nga ora 8:00 deri në orën 18:00”, thuhet në njoftimin e komunës.

Bashkëngjitur gjeni situacionin e rrugës “Muharrem Fejza”.

Kallxo.com ka raportuar edhe për prerjen e asfaltit në këtë rrugë, pak ditë pas shtrimit të tij.

Drejtori i Investimeve Kapitale në komunë Krenar Xhaferi ka thënë se kjo është vetëm shtresa e parë e asfaltit, prerja e tij, sipas Xhaferit nuk ka asgjë jashtë planifikimit.

Prerja e asfaltit në ‘Muharrem Fejza’, arsyetimi i komunës – FOTO